Sevilla barazon 1-1 me Sociedadin, vendi i tretë më larg

E publikuar: 05/05/2017 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi i tretë në Primera Division bëhet një mision thuajse i pamundur për Sevillan, që barazoi 1-1 në Sanchez Pjzuan me Real Sociedadin në sfidën hapëse të javës së 36-të. Edhe pse luajtën për thuasje 15 minuta me një lojtar më shumë për shkak të ndëshkimit të Zurutuzas me kartonin e dytë të verdhë, andaluzianët morën vetëm një pikë në shtëpi për barë kundërshtarëve baskë.

Në fund të pjesës së parë Sevilla kaloi në avantazh me golin e Sarabias i shërbyer nga Ben Yeder.

Vendasit nuk arritën ta ruanin epërsinë, pasi një gabim foshnjërak në mbrojtje u kushtoi rëndë, me Carlos Velan që e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

Edhe pse Sociedadi luajti me 1 lojtar më pak që nga minuta 79-të, mori një pikë me vlerë duke barazuar Atletic Bilbaon në kuotën e 62 pikëve.