Kylian Mbappe do të jetë futbollist i ri i Real Madridit. Kështu së paku shkruajn mediat e afërta me skuadrën madrilene. Zinedine Zidane e ka vendosur transferin e tij të parë në verë që ka emrin, Kylian Mbappe.
Ylli i Monakos thuhet se e pëlqen shumë kalimin te Reali dhe se madrilenët nuk do të kursejnë aspak para për të. Raportohet se Karim Benzema do të sakrifikohet për Mbappen pasi që do të shitet në verë.
Mbappe pritet ti kushtoi Realit 70 milionë euro. Vetë futbollisti e ka pranuar se e pëlqen kalimin te Reali ndërsa bashkëombasi i tij, Zidane e ka garantuar Realin se do të kryej marrëveshjen shumë shpejt me Mbappen./Indeksonline/


















