Zaev: Ziadin Sela është një hero i vërtetë

E publikuar: 05/05/2017 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në emisionin Clik Plus në TV21 të Shkupit ka thënë se për të lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela është një hero i vërtetë, transmeton Gazeta Express.
“Ziadin Sela na tha se ‘do të qëndroj me ju deri në fund’. Sela për mua është hero”, theksoi Zoran Zaevi.

Ai tha se nuk e di se si ka përfunduar në atë gjendje dhe se nuk e di se si kanë arritur huliganët ta marrin Selën nga kordoni që deputetët e sulmuar kishin krijuar në një qoshe të sallës së konferencës për shtyp në Parlament.

Zaevi tha se i kanë ardhur disa huliganë dhe i kanë thënë se “Ziadin Sela është i vdekur” dhe se tani radhën e ka ai, transmeton Gazeta Express.