Gati katër muaj pasi ka marrë detyrën e saj si kryetare e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka dalë në një konferencë për media.
Në fokus të saj kanë qenë dokumentet kyçe qe janë nxjerrë deri tani: Kodi i Etikës Gjyqësore, Rregullorja për Caktimin e Gjyqtarëve dhe më shumë është ndalur te Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, raporton KTV.
Për këtë të fundit, kryetarja Trendafilova bëri të ditur se së shpejti do të mbledhë sërish plenaren për t’i bërë korrigjimet e fundit.
është pyetur për emra konkretë që janë përfolur në mediat kosovare si Presidenti Thaçi ose kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që mund të jenë në mesin e të akuzuarve, derisa është përgjigjur se ende nuk ka asgjë në këtë drejtim.
Rëndësi e veçantë, sipas Trendafilovës, i është kushtuar mbrojtjes së dëshmitarëve, me mësimet e nxjerra në gjykata të tjera ndërkombëtare.