SHBA-ja lëshon një raketë të fuqishme nga Kalifornia, për t’i dhënë mesazh Kim Jong Un-it

E publikuar: 04/05/2017 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria ajrore amerikane njoftoi se kishte kryer lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) të paarmatosur, një test i kryer që nga Kalifornia.
“Raketa Minuteman III u lëshua nga baza e Vandenbergut” sipas një komunikate të komandantit operacional të ushtrisë ajrore.

Raketa përshkoi rreth 6 700 kilometra para zbritjes pranë një ishulli koralor në oqeanin Paqësor në ishujt Marshall ku ndodhet në një qendër ushtarake amerikane për testimin e raketave balistike.

“Bëhet fjalë për një test rutinë dhe nuk nënkupton një demostrim force në kuadër të tensionit me Korenë e Veriut për çështjen e programeve bërthamore dhe balistike”, deklaroi një zëdhënës i komandantit operacional, Joe Thomas, ehd epse mediat kane spekulluar se është një mesazh për Kim Jong-un.

Raketa Minuteman III, që mund të pajiset me një kokë bërthamore, është testuar me të njëjtën mënyrë rreth katër herë në vit”, theksoi një zëdhënëse tjetër e komandës operacionale, Linda Frost