Juventus dhe sulmuesit e piketuar

E publikuar: 02/05/2017 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi nis të mendojë përforcimin e fazës sulmuese.

Edhe pse për bardhezinjtë reparti i avancuar nuk ka shfaqur probleme, drejtuesit e kampionëve të Italisë, janë duke punuar për të shtuar alternativat në sulm, në mënyrë që trajeneri i Juventusit, Massimilano Allegri të këtë një mori emrash në dispozicion, përcjellë Klan Kosova.

Sulmuesi i Celtic, Moussa Demebele është vënë në qëndër të vëmendjes nga ana e Drejtorit Sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta.

Për 20-vjecarin në garë janë futur edhe disa nga klube nga Premier League.

Vlera e kartonit të futbollistit është 29 milionë Euro, shumë kjo që është ofruar nga ana e West Ham për të pasur në dispozicion shërbimet e Dembele.

Nëse Juventus e dëshiron vertet transferimine lojtarit në Torino, atëherë është i detyruar që oferta të jetë akoma edhe më e madhe në mënyrë që të mposhti konkurencën me skuadrat e tjera. Krahas interesit për Moussa Dembele, Marotta, po vëzhgon nga afër edhe situatën e sulmuesit tjetër, atij të Olimpique Lyon, Alexandre Lacazette.

Për numrin 10 të klubit francez, janë vënë në ndjekje Man.United, Arsenal, Atletico Madrid dhe Bourssia Dortmund. Për të lënë të lirë lojtarin drejtuesit e Lyon kërkojnë 60 milionë Euro, shkruan Supersport, përcjellë Klan Kosova.