Nis sistemi anti-raketor i SHBA’së për Korenë e Veriut

E publikuar: 02/05/2017 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të mbrojtjes në Seul dhe Uashington thanë se sistemi anti-raketor i Shteteve të Bashkuara THAAD ka nisur të operojë në Korenë e Jugut.
Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka “kapacitet të hershëm” për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët.

Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon.

Sistemi THAAD fillimisht ka qenë e paraparë të nisë të operojë në fund të vitit 2017.

Por, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur dhe Koreja e Veriut kërcënon vazhdimisht me sulme.

SHBA ka dërguar po ashtu disa luftanije dhe një nëndetëse pranë Gadishullit./rel/