Shkarkohet nga MPB-ja Mitko Çavkov?

E publikuar: 28/04/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo-zyrtarisht bëhet e ditur se ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu e ka shkarkuar nga puna drejtorin e Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkovin.

”Me aksionin e natës së kaluar ka udhëhequr Mitko Çavkov, ishte i pakapshëm për mua! Të gjithë udhëheqësit e kudrove do të përgjgjen. Do të kërkojë tërheqjen time nga funksioni si ministër për Punë të Brendshme”, deklaroi sot ndër të tjera Nuhiu në konferencën për shtyp.