Vajza e Presidentit amerikan, Ivanka Trump, shkroi një mesazh të bukur ditëlindjeje, të mbushur me adhurim për njerkën e saj, Melanian.
Zonja e Parë e Amerikës mbushi 47-vjeç të mërkurën dhe u urua nga mijëra persona në rrjetet sociale, por disa nga urimet më të ndjera kanë qenë ato të fëmijëve të bashkëshortit të saj, Presidentit Trump.
“Gëzuar ditëlindja Zonja jonë e Parë (dhe njerka ime e mrekullueshme!) Melania Trump,’ ‘Një shembull i mrekullueshëm i mirësisë dhe i hijeshisë për të gjithë ne!” shkroi Ivanka.
Postimi i Ivankës vjen pasi shumë burime të brendshme kanë vërejtur se ajo dhe Melania kanë më së shumti një ‘marrëdhënie të detyruar’.
Dy burime të paidentifikuara zbuluan lajmin në një artikull të “Vanity Fair” të dielën
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mohoi raportet dhe tha se ato ishin shumë të afërta.