Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku ka komentuar faktin se nëpërmjet ambasadës së saj në Shkup, Qeveria e SHBA-ve e njeh Talat Xhaferin si kryetarin e ri, dhe të vetëm, të parlamentit maqedon.
“Kjo është arritja më e madhe shqiptare në një shtet që me maska, huliganë e regjim fashist promovon albanofobinë. Këtë fakt s’mund ta ndryshojë askush; as skenarët rus”, ka thënë ai.
“Koha kur shqiptarët presin qejfet e kombësive të tjera për të drejtat e tyre është e vdekur. E vdekur do të jetë gjithçka që provon institucionalizimin e racizimit ndaj shqiptarëve në Maqedoni; qoftë shtet apo pushtet ai”, ka shtuar më tej ai.