Zaevi përveç që u gjakos nga huliganët iu demolua edhe makina (FOTO)

E publikuar: 28/04/2017 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me autoblinda lideri i LSDM-së u evakuuan në mënyrë të sigurtë nga Parlamenti, ndërkohë që makina e tij ishte demoluar, njofton TetovaSot.

Zaevi që është në pritje të një mandati për të formuar qeverinë e re, sot ra nën sulm nga protestuesit huligan të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila hyri me forcë në Kuvend.

Nga dhuna e sotme që shpërtheu në Kuvendi e Maqedonisë, më keq e pësoi deputeti i LSDM-së, Damian Mançevski i cili ishte i mbuluar me gjak në fytyrë dhe ishte tërhequr zvarrë në sallën e Parlamentit.

Gjithsejt 45 persona janë plagsur nga incidenti që shpërtheu sonte në Kuvend. Duke përfshirë tre policë, janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Drejtoresha e Klinikës, Jasminka Cabukovska tha se katër prej tyre janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm, ndërsa nga Ministria e Brendshme ka thënë se po kontrollohen për të plagusr të tjerë./TetovaSot/