E përmirësuar: Personi i gjakosur dhe i cili u tërhoq zvarrë nga protestuesit është Damian Mançevski (FOTO)

E publikuar: 27/04/2017 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më herët u njoftua se personi që ishte i shtrirë në dysheme i mbuluar në gjak, se ishte Ziadin Sela, por tani konfirmohet se ai është Damian Mançevski.

Informacionet se ishte Sela, është përshkak se pasi fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak dhe ishte e rëndë për tu identifikuar, shkruan TetovaSot.

Bëhet fjalë për deputetin e LSDM-së, Dam

 

20:06 – Zhvillimet në Maqedoni: Ziadin Sela po lufton për jetën (VIDEO)

Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma – PDSH, është lënduar rëndë nga protestuesit që u futën në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Klan Kosova, duke u bazuar në raportimet e medaive në Maqedoni.

Ende nuk dihet se çfarë saktësisht ka ndodhur, por siç thonë mediat në Maqdoni, Sela është lënduar rëndë dhe po lufton për jetën.

Pos, Selës janë lënduar edhe disa deputetët të tjerë dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.