Ja në sa ora arrin Haradinaj në Kosovë

E publikuar: 27/04/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj pritet të arrij sot në Kosovë në orën 20:00.

Burimet e Indeksonline kanë treguar se Haradinaj ka nxjerrë bileten e kthimit në Kosovë dhe bashkë me të do të kthehen edhe disa zyrtarë të AAK-së të cilët tashmë ndodhen në Francë.

Haradinaj me të marr vendimin për lirim, është nisur nga Colmari në drejtim të Strasburgut ku do ta marr pasaportën e konfiskuar nga autoritetet franceze.

Haradinaj do të niset për në Kosovë nga aeroporti i Baselit aty edhe ku u ndalua, në orën 17:30 ndërsa parashihet që në Kosovë të ateroj në orën 20:00./Indeksonline/