“Monaco mund të arrijë në finale”

E publikuar: 26/04/2017 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

epa04643921 Kamil Glik of FC Torino (R) celebrates with teammates after scoring the 1-0 goal lead against SSC Napoli during Italian Serie A soccer macth between FC Torino and SSC Napoli at Olimpico stadium in Turin, Italy, 01 March 2015. EPA/DI MARCO Dostawca: PAP/EPA.

Mbrojtësi i Monacos, Kamil Glik, ka thënë se skuadra e tij mund ta eliminojë Juventusin në Ligën e Kampionëve. Ish-mbrojtësi i Torinos, thotë se Juventusi ka dy lojtarë të rrezikshëm si Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk kemi presion”.

“Mendoj që çdo skuadër ka pasur dëshirë të luaj me Monacon, por shikojeni se ku kemi arritur. Besoj që Monaco mund të arrij në finale dhe mendoj që do ta bëjmë këtë befasi”.

“Tani kemi Juventusin përballë nesh, dhe kemi dy ndeshje të rëndësishme përballë vetës”.

“Dybala dhe Higuain janë duk lojtarë të rëndësishëm dhe do të tentojmë t’i ndalojmë. Nuk kam fituar kurrë në Juventus Stadium dhe do të tentojë t’i ndali kësaj radhe’.Polaku kishte shkaktuar jo pak zhurmë pasi kishte postuar një foto në kohën kur luante te Torino, ku shihej duke ndërhyrë në Emanuele Giaccherini që luante në atë kohë për Juventusin. /Telegrafi/