Hedhja e kartelave të veteranëve, shkelje e ligjit (Video)

E publikuar: 22/04/2017 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka reaguar lidhur me rastin e hedhjes së disa kartelave identifikuese të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që besohet se janë hedhur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Sipas kësaj agjencie ky veprim, duke ditur se këto kartela përmbajnë të dhëna që e identifikojnë subjektin e të dhënave, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kjo agjenci tha se në këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të duhej të ishte më e kujdesshme, në mënyrë që mos t’i cenoj të dhënat personale të anëtarëve të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura që ato të mbrohen sipas parimeve dhe masave të përcaktuar me ligj dhe po ashtu të shkatërrohen në rast se nuk janë më të nevojshme.

Zyra për vërtetime e veteranëve të UÇK-së që është funksionalizuar para një muaji, ka lëshuar vërtetime për 3 mijë e 500 qind veteranë që kanë mbetur pa marrë pensione tash e sa muaj.