Interi i ofron kontratë të majme Simones

E publikuar: 18/04/2017 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Interit nuk po heqin dorë nga trajneri argjentinas, Diego Simeone.
Pronarët e Interit, Suniga, kanë nisur misionin për ta bindur trajneri e Atletico Madridit që ta marrë drejtimin e Nerazzurrëve nga sezoni i ri.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi i ka ofruar trajnerit argjentinas kontratë pesëvjeçare dhe 10 milionë euro pagë për një sezon, përcjell Express.

Simeone shihet si pasardhës i Stefan Piolit. Ky i fundit pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit pasi ka dështuar të arrij objektivin: kualifikimin në Ligën e Kampionëve.