Dy meshkuj në Prizren, nuk kanë mundur t’i qërojnë hesapet mes vete. Tërë kjo ka quar në një përleshje mes tyre.
Ndërsa Policia bën të ditur në raportin 24 orësh se njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Indeksonline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar fizikisht një mjet të fortë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” /Indeksonline/


















