Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song- ryol, në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, ka paralajmëruar SHBA-të në rast të marrjes së ndonjë mase ushtarake ndaj tyre.
Han Song ka thënë se gjendja aktuale e përparimit teknologjik të programit të armëve të Koresë së Veriut ka rëndësi të thellë në botën e jashtme e në veçanti për fqinjët e saj, njofton Klan Kosova.
Por, Song shton se nëse SHBA-të vazhdojnë me opsionin e tyre siç e ka quajtur ai” të pamatur të përdorimit të ushtrisë, Koreja e Veriut di si të përgjigjet”.
“Nëse SHBA shkel mbi sovranitetin tonë, atëherë kjo do të provokojë reagimin tonë të menjëhershëm kundër saj, madje, në qoftë se ajo është duke planifikuar një sulm ushtarak kundër nesh, ne do të reagojnë me sulme ushtarake bërthamore, parandaluese në metodat e stilit tonë’’, është shprehur zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song-ryol.