Recep Tayyip Erdogan ka siguruar një shumicë të ngushtë për ndryshimet kushtetuese në bazë të rezultatit jozyrtar. Por ndryshimet që i japin fuqi të mëdha Presidentit nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Nëse Erdogan dëshiron ti shijojë frytet e votimit të sotëm atij i duhet ti fitojë zgjedhjet më 2019.
Pra ndryshimet që kanë marrë sot mbështetjen e popullit turk do të hyjnë në fuqi menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2019.
Nëse i fiton ato Erdogan mbetet në postin më të lartë deri në vitin 2024.
Pastaj ka të drejtë edhe për një mandat të ri 5 vjeçar që praktikisht i bie që Erdogan mund ta udhëheq Turqinë deri në vitin 2029.