Thaçi me McCain: SHBA do ta mbështes gjithmonë Kosovën

E publikuar: 14/04/2017 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain.
McCain në këtë takim është shoqëruar nga ambasadori amerikan Greig Delawie. Gjatë këtij takimi McCain i siguroi kosovarët se SHBA gjithmonë do të jetë mbështeteëse e Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i Kosovës do ta dekorojë senatorin amerikan me medaljen ‘Urdhri i Lirisë’.

McCain i cili po qëndron për vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeminstrin Isa mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij të enjten para ligjvënësve kosovarë ai ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese.

Mes tjerash, amerikani ka deklaruar se dialogu me Serbinë është jetik për rrugën drejt integrimit evropian.