Mavraj: Ëndërr të luaja për Gjermaninë, fatkeqësisht nuk u realizua

E publikuar: 13/04/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptarë, Mërgim Mavraj, ka dhënë një deklaratë shumë të çuditshme para tifozëve të Hamburgut gjatë një takimi që ka patur para dy ditëve.

Atje, tifozët e kanë pyetur mbrojtësin i cili shihet mes kandidatëve për të marrë shiritin e kapitenit në kombëtaren kuqezi për ndeshjen me Izraelin se si ndodhi që nuk luajti për Gjermaninë meqë ai është lindur e rritur në Hanau.

“Unë isha shumë i keq për gjermanët”, tha ai fillimisht duke qeshur, ndërsa kujtonte periudhën kur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave duke luajtur përkrah emrave si Neuer apo Boateng. “Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, janë fjalët e tij.

Mavraj u afrua nga stafi i FSHF-së që në moshën 19-vjeçare, por pastaj ai mori ftesa nga përfaqësueset e moshave të Gjermanisë dhe luajti me ta në dy miqësore, në vitet 2007 dhe 2009. Për disa vite ai nuk iu përgjigj ftesave të Bariç, Han dhe Kuzhe, por me ardhjen e De Biasit si dhe mungesën e një ftese nga Gjermania gjërat ndryshuan.