Rrahën mes veti, arrestohen dy persona në Prishtinë

E publikuar: 13/04/2017 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në veturën VË Golf, pronë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një shufër që dyshohet të jetë përdorur në rast ndërsa në derën e vozitësit është gjetur një revole me një karikator dhe katër fishekë të cal. të panjohur.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/