Të martën në Prishtinë konkretisht në Rrugën e UÇK-së, në orën 21:19, një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se për arsye të panjohura punëtori i një lokali ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Predhat e shkrepura kanë goditur një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K-Shqiptar”- njofton policia, transmeton Express.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë.
Ndërkohë që nuk është raportuar për të arrestuar.


















