Nga Kimete Berisha
Sipas Ramiz Lladrovcit, gratë shqiptare aq hajnesha, mashtruese dhe të pafytyra që janë, sa që për të marrë banesa kolektive në Drenas, ato do të paraqiten rrejshëm si viktima të dhunës seksuale të luftës, pa qenë fare viktima.
Ramizi dyshon edhe në moralin e burrave të grave mashtruese, sepse sipas tij, ato në marrëveshje me burrat e tyre, pra, me lejen e burrave të tyre, do të paraqiten si viktima. E pastaj, do të shkojnë bashkë me ata burra fukarenjë dhe mashtrues të jetojnë në banesat e komunës me gratë e tyre ‘të dhunuara rrejshëm, për interes material’!
Pra, burrat po dalin edhe më të poshtër se gratë e tyre, sipas paranojës së tij.
Kaq poshtë ka ra katundi. Kryetari i Drenasit flet taman si antishqiptar dhe si gratë e këqija merret me thashetheme, i përgojon dhe i paragjykon viktimat e dhunës seksuale të luftës.
Pse merresh ti me këtë temë dhe pse nuk hesht, po ua bën me gisht ‘grave të dhunuara’ ua rrezikon jetën dhe i turpëron publikisht, duke ua zbuluar identitetin dhe adresën e banesës.
Shko tregoji edhe Serbisë se ‘drenicaket paraqiten si viktima të dhunës së tyre seksuale, për përfitime materiale’!
Ti po i relativizon viktimat e dhunës seksuale të luftës…po tallesh dhe po dëfton halucinacione me to…
Ti qenke manjak. E fol çka të duash.
Se me pas qenë Neron, pa të detyru m’ia shqy vetes gojën s’e kisha lënë.