Një gjykatë italiane sipas Reuters, ka urdhëruar që Uber t’i ndalë të gjitha aktivitetet e vetan ë tërë Italinë.
Gjykata ka thënë se Uber përfaqëson një konkurrencë që nuk është fer ndaj taksistëve.
Në veçanti, gjykata në Romë thotë se Uber është kompani transporti, por nuk i respekton ligjet e transportit.
Uber ka 10 ditë që t’i ndalë të gjitha aktivitetet e veta, dhe nuk mund ta bëjë asnjë kampanjë marketingu.
Uber i ka thënë La Repubblica se do të apelojë për vendimin, duke thënë se ligjet e transportit janë të dala mode dhe nuk i sjellin dobi përdoruesëve italianë.