Valencia zyrtarisht ka njoftuar për blerjen e sulmuesit të Juventusit, Simone Zaza.
Sulmuesi italian huazimin e tij te klubi spanjoll e bëri në formë permanente duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2021.

“Simone Zaza do të bëhet pjesë e Valencias më 1 korrik, me kontratë deri në qershor të vitit 2021. Kjo është bërë në marrëveshjen e nënshkruar me Juventusin”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Nga kjo marrëveshje Juventusi do të fitojë 16 milionë euro, plus dy milionë tjera bonuse.


















