Sulmuesi i Sportingut kandidati kryesor për këpucën e artë

E publikuar: 09/04/2017 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-16 12:43:08Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Sulmuesi i Sporting CP Bas Dost shënoi një tripletë në fitoren 4:0 të ekipit të tij ndaj Boavista të shtunën për të barazuar golat e Lionel Messi-t në garën për Këpucën e Artë Evropiane me 54 pikë.

Lojtari i përfaqësueses holandeze ka qenë në formë të mrekullueshme me gjigantët e Lisbonës që kur iu bashkua nga Wolfsburg në fillim të sezonit 2016/17 dhe së fundmi shënoi katër gola në fitoren 4:1 të ekipit të tij ndaj Tondela.

Edhe njëherë tjetër ishte i pamëshirshëm për Sporting në fundjavë dhe shënoi tre gola të tjerë duke shkuar në kuotën e 27 golave në 25 ndeshje kampionati.

Ndërkohë, Messi qëndroi në kuotën e 27 golave teksa nuk arriti gjente rrugën e rrjetës në humbjen 2:0 të Barcelona-s ndaj Malaga-s të shtunën në mbrëmje në “La Roseleda”.

Sulmuesi i Bayern Munich Robert Lewandowski shënoi dy gola në fitoren 4:1 ndaj Borussia Dortmund duke shkuar në kuotën e 26 golave. Ai tashmë ka 52 pikë dhe është në vend të tretë.

Asi i Borussia Dortmund Pierre-Emerick Aubameyang është i katërti me 50 pikë (25 gola), me Andrea Belotti dhe Edin Dzeko që janë në vend të pestë me 48 pikë (24 gola).