Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës përmes një njoftimin, fton të gjithë vlerësuesit e licencuar dhe ata që janë në proces të licencimit të regjistrohen në trajnimin Kodi Etik.
Ky trajnim përkrahet nga Bordi për Licencimin e Vlerësuesve.
Certifikatat e lëshuara nga kjo shoqatë pranohen si pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.
Gjithashtu shoqata ka marrë përkrahje edhe nga Shoqata e Bankave të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Shoqata e Vlerësuesve të Kosoves njofton të interesuarit se trajnimi KODI ETIK përkrahet nga Bordi për Licencimin e Vlerësuesve (BMLVPP) dhe se certikfikatat e lëshuara nga SHVK pranohen si pjesë e EVP ( Edukimit të vazhdueshëm profesional ), që shërbejnë për vazhdimin e ngritjen e shkallës së licencës. Gjithashtu SHVK ka marrë përkrahje edhe nga Shoqata e Bankave të Kosovës, me të cilat së shpejti do të ketë edhe marrëveshje bashkëpunimi. Ftojmë të gjithë vlerësuesit e licencuar dhe ata që janë në proces licencimi të paraqiten sa më parë për regjistrim, sepse vendet janë të kufizuara. Me respekt të veçantë, Këshilli drejtues i #SHVK – Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës.