Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje të forta

E publikuar: 08/04/2017 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot(shtunë) zhvillohen dy ndeshje të Vala Superligës, ku skuadrat që luftojnë për kreun e tabelës takohen me ekipet që luftojnë për mbijetesë.

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e tretë të kampionatit dhe tani ndeshjet sa vijnë dhe bëhen më interesant, pasi marrja e pikëve është shumë e rëndësishme për të gjitha skuadrat.

Kështu, është edhe sot(shtunë) në dy ndeshjet interesante që janë paraparë të zhvillohen sipas orarit.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, është nikoqir i Dritës së Gjilanit në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Drenasit “Rexhep Rexhepi”, shkruan Telegrafi.

Ndeshja e dytë e kësaj dite do të jetë një derbi i vjetër, ai në mes të Prishtinës dhe Trepçës.

Skuadra më e trofeshme kosovare i pret në shtëpi mitrovicasit, të cilët viteve të fundit nuk po tregojnë rendimentin e një skuadre të madhe.

Ky takim zhvillohet në stadiumin e qytetit të Obiliqit “Agron Rama”, pasi klubi kryeqytetas ende nuk e ka rinovuar stadiumin e tyre.

Të dy takimet priten të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/