Kremlini ka paralajmëruar SHBA’në se marrëdhëniet e tyre janë “një hap nga lufta” në Siri – por administrata Trump e ka përsëritur qëndrimin e tyre duke thënë se ata janë të gatshëm të nisin sërish sulmet ajrore.
Në sulmin e parë amerikan kundër forcave të Bashar Al-Assad, Presidenti Trump ka autorizuar nisjen e 59 raketave për ta shkatërruar aeroportin ushtarak të ushtrisë siriane, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev denoncoi SHBA’në për sulmet ajrore në Siri, për gjoja shkeljen e ligjit ndërkombëtar, pa miratimin e OKB-së.
Por, presidenti amerikan paralajmëroi se ai do të marrë të njëjtat masa përsëri nëse shpërthen ndonjë sulm i befasishëm.