YouTube, është e vendosur të luftojë përmbajtjet ekstremiste dhe videot e pirateruara duke filluar me bllokimin e reklamimit për kanalet me më pak se 10,000 shikues.
Kompania tha se ndryshimet e reja nuk prekin ata që fitojnë para nga YouTube dhe nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhurat e gjeneruara.
Bllokimi i reklamimit nga kanalet me më pak se 10,000 shikues erdhi pas implementimit të kontrollit të fakteve nga Google në motorin e kërkimit.
Google tha se do të punësojë një staf i cili do të ndjekë nga afër përmbajtjet e padëshiruara në shërbimet si YouTube apo Google Search dhe jo të presë nga përdoruesit raportimin e tyre. Ky ndryshim i ka prekur edhe disa kompani të njohura si Tesco e McDonald.