Selimi i thotë Thaçit: Mbaje premtimin për dorëheqje pasi që nuk e mbajte atë për Ushtrinë

E publikuar: 07/04/2017 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se presidenti Hashim Thaçi pasi nuk e mbajti premtimin për ushtrinë duhet ta mbajë atë për dorëheqje.

“Pasi qe Thaci nuk e mbajti premtimin per ushtrine, u terhoq, le ta mbaje sepaku premtimin tjeter, premtimin per doreheqje.
Duke e ditur se ky njeri nuk mbane fjale, e dijme se do te beje gjithcka qe te mos e mbaje edhe premtimin per doreheqje.
Priteni tash kur te thote se nuk ka premtuar doreheqjen!”, shkruan Selimi.

Ky reagim i Selimit vjen pas Thaçi i ka dërguar letër Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e propozimit të tij për themelimin e ushtrisë përmes ligjit.