Reagimi i Jabllanoviq për përplasjen e deputetëve serb në Kuvend

E publikuar: 06/04/2017 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Odluka o daljem učešću predstavnika Srba u Vladi i institucijama Kosova bit će donesena nakon nastavka dijaloga Beograda i Prištine u Bruxellesu, koji je zakazan za ponedjeljak, 9. februara, izjavio je direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju u Vladi Srbije Marko Đurić, nakon današnjeg sastanka predstavnika “Srpske liste” koji su članovi kosovske Vlade sa srbijanskim premijerom Aleksandrom Vučićem. Na fotografiji Aleksandar Jablanović. (Medin Halilovic – Anadolu Ajansı)

Kryetari i Listës “Srpsk”-a, Aleksandër Jabllanoviq ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të sotme të disa prej përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, zv/kryeministri Branimir Stojanoviq dhe Slavko Simiq nuk duhet të sillen në këtë formë me bashkëpartiakët e tjerë.

“Lista Serbe do të ketë një zemërgjerësi më të madhe. Zëdhënës nuk janë Branimir Stojanoviq apo Slavko Simiq. Ky i fundit nuk ka treguar ndonjë trimëri. Për vet faktin se unë kam ardhur në krye të Listës Serbe do të tregojmë se ne do të jemi të hapur për të gjithë. Por, ata nuk do të veprojnë në emër të partisë tonë”, ka thënë ai për “Tribuna Channel”.

Megjithatë, Jabllanoviq thotë se “Srpsk”-a do të reformohet në të ardhmen.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se Aleksandër Jabllanoviq nuk është dhe nuk do të jetë kryetar i Listës Serbe.

Duke komentuar ndryshimin në regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror Zgjedhor, Stojanoviq ka vlerësuar se ajo çka Jabllanoviq e ka shkruar veten në atë listë do të thotë se ai nuk ka reshtur që të bëhet “instrument i shqiptarëve kundër serbëve dhe krijon konfuzion në mesin e serbëve”.