Kimistët e Universitetit të Kalifornisë kanë shpikur një ekran telefoni i cili riparohet vetvetiu.
Hulumtuesit arritën të kryenin disa testime me materialin përbërës të ekranit dhe rezultatet ishin premtuese nga gërvishtjet dhe thyerjet. Pasi e ndanë në copa materialin, ai menjëherë u rikthye në formën e mëparshme brenda 24 orësh.
Ky material, i cili mund të zgjerohej deri në 50 herë madhësinë origjinale, përbëhet nga polimer dhe kripë e jonizuar.
Karakterizohet nga një ndërveprim i quajtur “ion-dipole”, një forcë tërheqëse mes joneve të ngarkuara dhe molekulave polare.
Me fjalë të tjera kur një ekran thyhet, jonet dhe molekulat tërhiqen për të shëruar materialin. Kjo është hera e parë qëshkencëtarët krijojnë një material vetëshërues duke e bërë jashzakonisht të dobishëm për ekranet, bateritë dhe elektricitetin./indeksonline