Seksi dhe paraja: ‘Dobësitë e natyrës njerëzore’ (VIDEO)

E publikuar: 05/04/2017 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nipi i pasur i një oligarku në Rusi ka hapur një kanal në YouTube dhe videot e tij klikohen miliona herë.

Qëllimi i tij është të tregojë se si mund të poshtërohen njerëzit për një grusht me të holla.

Adoleshenti Grigory Mamurin thotë se qëllimi i tij është të ekspozojë ‘brishtësitë e natyrës njerëzore’.

Ndërkohë të tjerët thonë se ai është një fëmijë i llastuar.

Në videot e tij mund të shohësh se çfarë mund të bëjnë njerëzit për të fituar para, që nga ekspozimi i trupit e deri tek negociatat e njërit për të ‘shitur’ të dashurën e tij për seks për një shumë prej 2 mijë eurosh.

Pavarësisht se çfarë propagandon Kremlini dhe Kisha Ortodokse Ruse, shkruan Spiegel, jeta e natës tregon se morali konservator seksual nuk ka më vend në Rusi.

Shumica e klubeve më të mira të natës në vend ofrojnë kërcime erotike për vetëm 20 euro dhe nëse përfshihet seksi, çmimi shkon në 80 euro.

Spiegel sjell edhe fotot e mësipërme nga jeta e çmendur e natës në Rusi.

https://youtu.be/Qiw59bi03DY

https://youtu.be/j31fmi8asWY