KS-OKB mban sot mbledhje urgjente për Sirinë

E publikuar: 05/04/2017 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pas sulmeve të kryera me armë kimike në qytetin Idlib të Sirisë do të mbajë mbledhje urgjente sot në ora 16.00.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë të bërë për gazetarët tha se sulmi me armë kimike në Idlib është jashtëzakonisht shqetësues.

Haley ka njoftuar se KS-OKB pas sulmeve me armë kimike të kryera në qytetin Idlib të Sirisë do të mblidhet sot.