Në një studim të kryer nga Universiteti Exeter u testuan rreth 3000 njerëz midis moshës 50 – 70 vjeç.
Sipas ekspertëve, presioni i gjakut duhet të hapet në të dy krahët e pacientëve, pasi në këtë mënyrë ata gjetën një ndryshim që ishte i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Studimet e mëparshme kanë teksuar papërputhshmërinë e tensionit të gjakut për pacientët që ishin tashmë të diagnostikuar me sëmundjet e zemrës.
Kjo për shkak se ajo mund të tregojë bllokim të një arterie në njërën anë të trupit. Sipas studimit të Universitetit të Exeter, matja e presionit të gjakut në të dy krahët mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të treguar sëmundje të tjera të mundshme.
3000 pjesëmarrësit ishin të gjithë të shëndetshëm, pa simptoma të smëundjeve të zemrës, por ishin të identifikuar si pacientë që shfaqnin rrezik për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut, shkruan Daily Mail.
Sipas ekspertëve, matja e tensionit në të dy krahët do të tregonte ndryshimet e mundshme të momentit që mund të ketë çdo pacient dhe do të jetë një hap i rëndësishëm për të zbuluar për sëmundjet kardiovaskulare.

















