Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të qartësoj të ardhmen.
Strategu francez ka udhëhequr Arsenalin për më shumë se 20 vjet, por ai ka humbur përkrahjen e fansave, shumë prej tyre që kanë nisur të protestojnë.
“I jam përgjigjur kësaj pyetjeje. E kuptoj përse ju pyesni përsëri. Mos u brengosni, do të mësoni së shpejti. Dua që energjia ime t’i dedikohet ndeshjes së radhës dhe të lë çështjet personale jashtë debatit”, ka deklaruar ai.
“Mendoj se për 20 vjet këtu kam treguar se më intereson Arsenali dhe kështu do të vazhdoj deri sa të jem këtu. Nuk jam i frikësuar… Pranoj gjykimet nga njerëzit dhe fokusohem në lojë”, ka shtuar francezi.
Sipas raportimeve të fundit, Wenger dëshiron qëndrimin në Londër dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare. /Express/



















