Shpërthimet në Shën Petersburg, dalin të dhënat e para: Ja nga çfarë u shkaktuan (VIDEO)

E publikuar: 03/04/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur sot një metro në Shën Petersburg duke lënë të paktën 10 të vratë dhe disa të plagosur. Të gjitha zonat përreth janë duke u evakuuar dhe të paktën tre stacione metroje thuhet se janë mbyllur.

Autoritet ruse bëjnë me dije se dyshimet e para për dy shpërthimet e njëpasnjëshme  janë për pajisje shpërthyese brenda stacionit

Nga ana tjetër, një zëdhënës nga metroja se tha kishin marrë raporte për një shpërthim brenda në makinë si dhe një pajisje shpërthyese.

Fotografitë e marra në afërsi të hyrjes së stacionit të “ Sennaya Ploshchad” tregojnë një sërë automjetesh zjarrfikëse, në përgjigje të emergjencës, shkruan “RT” /SYRI.net

https://youtu.be/siFjlAnmba4