Mustafa: Zgjedhja e Vuçiqit president, s’do ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë!

E publikuar: 03/04/2017 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një prononcim para medieva kryeministri Isa Mustafa nuk ka preferuar të flas për çështjet aktuale në vend siç është puna e Demarkacionit

“Nuk shoh arsye që në një ditë si kjo në një vizitë te biznesi të suksesshëm të flas për tema tjera” ka thënë Kryeministri Mustafa.
Ai po ashtu ka zgjedhur një formë për të komentuar zgjedhjen e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, në poston e Presidentit të Serbisë.

Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë – Serbi, zgjedhja e Vuçiqit President i Serbisë, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë.

Kryeministri Isa Mystafa, ka thënë se Kosova ka nevojë për biznese të suksesshme e hapje të vendeve të reja të punës.
Ndërsa ka shtuar se do të vazhdojnë përkrahje për biznese me pakon e re fiskale./Klan/