Jose Mourinho ka konfirmuar se Juan Mata mund të mungojë për një kohë të gjatë.
Pas barazimit me West Brom në “Old Trafford”, Manchester Unitedi do të kërkojë pikët e plota në mesjavë, kur të takohet me Evertonin.
Për këtë ndeshje “Djajtë e Kuq” do të jenë sërish me disa mungesa, teksa mesfushori Juan Mata duket se ka humbur sezonin, pavarësisht se Mou nuk e thotë direkt këtë.
“Për një kohë të gjatë”, u përgjigj Mou kur u pyet për mungesën e Juan Matas.
“Mendoj se Mata, Jones dhe Smalling do të mungojnë për një kohë të gjatë”, shtoi Mou, i cili gjithashtu foli edhe për Pogban që mund të mungojë edhe të martën. /Express/



















