Një hetim ka filluar pasi “mbetje njeriu” janë gjetur në kanaqe të Coca-Cola në fabrikë në Irlandën Veriore, raporton dailymail, transmeton koha.net.
Policia është thirrur pas raportimeve se një dërgesë ishte e kontaminuar në një fabrikë në Lisburn, County Antrim.
Ky incident përfshin një dërgesë të kanaqeve të thata janë dorëzuar në fabrikë përpara se të mbushen e të mbyllen, transmeton koha.net.
Nga Coca-Cola kanë insistuar se ky incident është identifikuar ‘menjëherë’ dhe nuk ka pasur ndikim në produktet e shitura.
“Në Coca-Cola, ne marrin sigurinë dhe kualitetin e produktit tonë shumë seriozisht”, kanë thënë nga kjo kompani.
“Ne jenë të vetëdijshëm për incidentit ku përfshihen kanaqet e thata në fabrikën tonë në Knockmore Hill, Lisvurn”.
“Ne jemi duke e trajtuar këtë gjë shumë seriozisht dhe po kryejmë një hetim të plotë në bashkëpunim me shërbimin policor të Irlandës së Veriut”
“Ky problem është identifikuar menjëherë përmes procedurave tona të shikimit të cilësisë së kualitetit dhe i gjithë prodhimi i prekur është konfiskuar menjëherë dhe nuk do të shitet”
“Ky është një incident i izoluar dhe nuk ndikon në ndonjë produkt që është aktualisht në shitje”, kanë shtuar nga kompania e Coca-Colas.