Kafeina dhe 23 komponimet e tjera të saj, kanë potencial për të rritur fuqinë e një enzime në tru e cila kryen funksionin e mbrojtjes kundër çmendurisë.
Kështu thuhet në një studim të fundit, i cili u praktikua nga minjtë, sipas profesorit të shkencave psikologjike dhe të trurit në Universitetin e Indianës.
Hui-Chen Lu shtoi se ky zbulim, mund të ndihmojë në përpjekjet paraprake për të zhvilluar barnat të cilat rrisin nivelet e kësaj enzime në tru.
Nga kjo enzimë mund të krijohen bllokada të ndryshme kimike kundër ndonjë çrregullimi apo ndonjë efekti të madh negativ që rezulton në dëmtimin e shëndetit të trurit.
Këto enzima të cilat arrihen nga përdorimi i kafeinës, ndihmojnë në reduktimin e sëmundjeve si Alzheimer, Parkinson e po ashtu sëmundjet e Hantingtoni, sklerozën laterale amiotrofike e njohur gjithashtu si ALS apo sëmundja e Lou Gehrig.


















