Një shtëpi e madhe e njohur si “The Manor”, është shtëpia më e shtrenjtë në botë, për shkak se ka arritur një çmim prej 200 milionë dollarësh.
E ndërtuar në vitin 1991 në një pronë prej pesë hektarësh në Los Angeles, shtëpia është 56,500 metra katrorë dhe ka 123 dhoma përfshirë shtatë banjo.
Shtëpia ka një pishinë, kopsht të madh dhe parking gjigand, shkruan The Wall Street Journal.
Hyrja ka një rrugë të gjerë dhe në mes të saj ndodhet një shadërvan.


















