Piktori kanadez me prejardhje turke, Atanur Dogan, realizon punën e tij nën tingujt e muzikës shqipe.
Përveç muzikës shqipe, ai respekton shumë edhe një burrë nga Kosova, që e dha edhe jetën për lirinë e vendit të tij.
Bëhet fjale për komandantin legjendar, Adem Jashari, portretin e të cilit, Dogan ka vendosur ta pikturoi përmes teknikes akuarel, me të cilën edhe punon.
Sipas, turko-kanadezit, për Burrin nga Prekazi kanë dëgjuar në të katër anët e botës.
Këtë, por edhe shumë punime të tjera të realizuara në akuarel, nga artdashësit kosovar do të mund të shihen nga e premtja, meqë Prishtina është nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, i cili do zgjas dy ditë.