Gmail e ka zyrtarizuar mundësinë e re. Kompania njoftoi dje se mund të dërgoni para me e-mail.
Kjo mundësohet falë bashkëpunimit me Google Wallet, opcion i cili është edhe në Gmail. Mundësia lejohet vetëm në Android dhe jo në iOS.
Ky veprim është shumë i lehtë të bëhet, njëjtë sikur të dërgoni foto apo video tek miqët tuaj. Paratë dërgohen direkt në llogarinë e tyre bankare.