Gjuriq: Ndërprerja e dialogut kërcënim për paqen dhe stabilitetin

E publikuar: 14/03/2017 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka falënderuar ambasadorin e Mbretërisë së Marokut, Mohammed Aminu Belhi për “mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial të vendit të tij dhe sovranitetit të Serbisë”.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar për siç ka thënë “pasojat potencialisht të rrezikshme për stabilitetin e rajonit, nëse liderët politikë shqiptarë në Prishtinë qëndrojnë në qëllimin për formimin e Ushtrisë”.

Ai në takim me ambasadorin maroken ka deklaruar se “kërcënimi shtesë për stabilitetin në rajon dhe në Serbi shihet në mesazhet politike të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes të drejtuara kundër dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, e që konsiderohet si sulm ndaj themeleve të paqes në Kosovë”, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.