Sputnik: Thaçi ofroi dorëheqjen për të shmangur gjyqin

E publikuar: 14/03/2017 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portali rus “Sputnik” shkruan se “Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka ofruar bashkësisë ndërkombëtare, dorëheqjen e tij për të shmangur gjykatën për krime të UÇK-së”.

Kjo media citon analistin Behlul Beqaj të ketë vlerësuar se ky është një nga tre opsionet e mundshme.

Sputnik kujton se Thaçi dorëheqjen e ka përmendur në kohën kur ai këmbëngul në formimin e “Ushtrisë së Kosovës”, ndërsa Uashingtoni dhe NATO janë kundër saj, të paktën tani për tani.

“Beqaj beson se kjo është një arsye e mirë që Thaçi në këtë mënyrë të lë postin, e që sigurisht thotë ai se është më mirë që të shkohet përmes Tribunalit”.

“Kjo, vazhdon ai, është një veprim manovrues që do të mbahet si president principiel i cili e mbanë fjalën, dhe se e ai do të japë dorëheqjen nëse çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mbaron në mënyrën se si ai e ka imagjinuar atë” thuhet më tej në në këtë artikull, transmeton Klan Kosova.