Nëse keni një profil në Facebook, atëherë me siguri i keni vënë re postimet me fëmijë të sëmurë, që ju kërkojnë ta “pëlqeni” atë, ose të komentoni “Amen”. Në këtë mënyrë, sipas autorëve të këtyre postimeve ju jeni bërë pjesë e diçkaje të mirë.
Por realisht mendoni se duke klikuar “like” mund të shpëtoni jetën e dikujt, apo duke shtypur Amen do ta shëroni?
Edhe pse e keni bërë me qëllim të mirë, me shumë gjasa keni bërë diçka shumë të gabuar.
Në fakt ju keni ndihmuar disa grupe në Facebook të cilët e bëjnë këtë për të përfituar para. Ata i dizenjojnë këto postime për të mashtruar dhe shfrytëzuar pëlqimet, komentet dhe ndarjet që bëjnë njerëzit. Kështu grupi i njerëzve që ndjek postimin e tyre bëhet gjigant.
Më pas krijuesit përhapin malware dhe viruse të cilat mund të dëmtojnë profilin dhe kompjuterin tuaj.


















