Kështu quhet kosovari që plagosi 9 persona në Gjermani

E publikuar: 10/03/2017 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbulohet identiteti i kosovarit që sulmoi me sëpatë 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë.

Mediat gjermane thonë se personi që kreu sulmin në stacionin e trenit në Gjermani, është identifikuar të jetë Fatmir H.

Policia gjermane beson se Fatmir H., ka vepruar i vetëm.

Në mëngjesin e së premtës, një i afërm i sulmuesit i ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.